Ndërlidhjet

Talibanët përqeshin mbylljen e qeverisë amerikane


Pamje nga institucionet e mbyllura si rrjedhojë e mbylljes se pjesshme të qeverisë amerikane
Pamje nga institucionet e mbyllura si rrjedhojë e mbylljes se pjesshme të qeverisë amerikane
Militantët talibanë, të cilët janë duke luftuar kundër trupave amerikanë në Afganistan, kanë përqeshur mbylljen e pjesërishme të qeverisë amerikane, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ata kanë akuzuar qeverinë amerikane “se po thithë gjakun e njerëzve të vetë”.

Militantët kanë lëshuar një komunikatë në të cilën i përshkruajnë institucionet amerikane si “të paralizuara”.

”Populli amerikan duhet ta kuptojë se qeveria amerikane po luan me fatin e tyre, si dhe me fatin e shumë njerëzve të tjetër të kombeve të shtypura, për shkak të interesave të tyre personale”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG