Ndërlidhjet

EULEX gjen mbetjet mortore të katër personave në Deçan


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Ekspertë të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës, të shtunën, më 12 tetor, kanë nxjerrur mbetjet mortore të së paku katër personave që besohet se i takojnë kohës së konfliktit në Kosovë.

Zbulimi u bë prej një qytetari i cili ishte duke ecur nëpër një fushë në afërsi të fshatit Rastavicë në Deçan. Rasti ishte raportuar pasditen e së premtes tek Policia e Kosovës dhe njësitë e EULEX-it.

Alan Robinson, bashkëudhëheqësi i DML-së tha se ata kishin gjetur një numër të konsiderueshëm të eshtrave, disa rroba dhe indikacione të tjera të fuqishme se ato i përkisnin periudhës së konfliktit në Kosovë apo periudhës rreth asaj kohe.

“Ne po i trajtojmë ata si persona potencialisht të zhdukur. Ne e kemi përcaktuar praninë e së paku katër individëve, tre meshkuj të rritur dhe sipas mundësisë një femër e rritur. Mbetjet kishin qëndruar në sipërfaqe për shumë vite, andaj disa mungojnë dhe ishin shumë të shpërndara. Faktikisht është e mundur që ky të mos ishte vendi fillestar i vendosjes dhe që këto mbetje ishin sjellë këtu prej një lokacioni tjetër” ka thënë Robinson.
XS
SM
MD
LG