Ndërlidhjet

Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve i pazbatuar dhe i panjohur


Ilustrim
Ilustrim
Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve i cili është miratuar në vitit 2011 ende është larg zbatimit, duke ndikuar që niveli i korrupsionit në institucionet publike të jetë tejet i lartë dhe duke renditur Kosovën si ndër vente me të korruptuar në botë.

Kështu është thënë në një konferencën rajonale me temë “Pako Ligjore Anti-Korrupsion - Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”.

Përfaqësuesit nga Lëvizja “Fol” që kanë organizuar ketë konferencë thanë se në një hulumtim të bërë, faktet flasin për nivel të varfër dhe të pamjaftueshëm të zyrtarëve publikë për denoncimin e veprave penale kundër detyrës zyrtare.

Elbasan Racaj hulumtues në “Fol”, tha se edhe pse Ligji për mbrojtjen e informatorëve është një ligj specifik në brendësin e tij ka një sërë mangësish.

“Në domenin e aspekteve normative, vërejtje janë dhenë ndaj normave dispozitave dhe sanksioneve vijuese; emërtim i gabuar dhe me konotacion negativ i Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, ku shpesh termi informator keqkuptohet dhe ndërlidhet me shërbimet e inteligjencës. Fushëveprimi i përgjithësuar i ligjit dhe mos specifikimi i tij në fushë e veprave penale kundër detyrës zyrtare që parasheh Kodi Penal i Kosovës është një mangësi”, tha Racaj.

Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi deklaroi se në Kosovës në përgjithësi ka ligje të mira për luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, për luftimin e kësaj dukuri negative duhet të aktivizohen më shumë qytetarët në mënyre që të mbrohen vlerat e përbashkëta të shoqërisë.

Ministri Kuçi konsideron se pas miratimit të shumë ligjeve duhet të ketë një harmonizim dhe se sipas tij duhet të dihet se kush është autoriteti kryesor në luftimin e korrupsionit.

Nëse ne themi se Gjykata supreme është autoriteti kryesor gjyqësor të ketë vend eja të definojmë kush është autoriteti kryesor në këtë vend për luftimin e korrupsionit. Ne kemi prokurorin speciale që merret me luftimin e korrupsionit, kemi në prokurorit themelore se paku të definuar prokuroret që merret me luftimin e korrupsionit dhe unë mendoj duhet ta definojmë qartë kush është autoriteti, adresa e luftimin të korrupsioni edhe në kuptimin e pozitiviteti po edhe në kuptimin negativ”, tha Kuçi.

Megjithëse nga shoqëria civile thuhet se nuk po bëhet sa duhet nga institucionet kompetente në luftimin e korrupsionit, ministri i Drejtësisë, Kuçi, mendon se në ketë drejtim ka pasur lëvizje.

“Në ketë vend janë hetuar ministra dhe ish ministra. Janë hetuar gjyqtar, drejtorë të postës, aeroportit, doganave, guvernator banke, do të thotë nuk është ky vend që nuk është prekur luftimi i korrupsionit. Cilat janë rezultatet? Rezultatet janë ato qe i ka thënë gjykata. Unë personalisht i mbështes edhe ditën kur e merr veprimi prokurori, po edhe ditën kur e merr vendimi gjyqtari”, deklaroi Kuci.

Në ketë konferenca rajonale njëditore morën pjesë, prokurorë, gjyqtarë dhe ekspertë të tjerë të sistemit të drejtësisë nga shoqëria civile nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kurse në hulumtimin që e ka bërë Lëvizja “Fol”, me titull “Zyrtarët nuk e fishkëllejnë korrupsionin”, thuhet se 73.6 % e zyrtarëve që mbajnë funksione të ndryshme publike kanë deklaruar se janë të informuar për ekzistimin e ligjit kurse 26.4 % kanë thënë se nuk janë fare të informuar për ekzistimin e ligjit.

Në hulumtim thuhet se një problem tjetër në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e informatorëve mbetet mos emërimi i personave përgjegjës për mbikëqyrjen e parregullsive.

Ndërsa një mangësi tjetër është dhe frika e zyrtarëve për të raportuar rastet korruptive të eprorëve të tyre.

Lidhur me ketë çështje Merita Mustafa nga Transparency International Kosova, tha se Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve nuk mund të zbatohet në shumë institucioni pasi që në ato institucione ka shumë të punësuar familjare që nuk mund të flasin për korrupsionin.

Ndryshe në një nga rekomandimet kryesore të hulumtimit thuhet emri i ligjit duhet të ndryshojë, të quhet Ligji për Mbrojtjen e Personave Zyrtarë Raportues, Ligji për Mbrojtjen e Fishkëllyesve ose Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve Publik.
XS
SM
MD
LG