Ndërlidhjet

Rusi: Një komandant mysliman dënohet me burgim të përjetshëm


Ali Taziyev
Ali Taziyev
Një gjykatë në Rusi e ka dënuar një komandant rebel mysliman, të akuzuar për terrorizëm, me burgim të përjetshëm.

Ali Taziyev, është një nga lejtnantët kryesorë të liderit të kryengritjes islamike në Kaukazin verior të Rusisë, Doku Umarov.

Ai ishte arrestuar në vitin 2010 në Republikën e Ingushetisë.

Të martën, gjykata e qytetit jugor Rostov-na-Donu e ka shpallur atë fajtor për përfshirje në sulme militante të nivelit të lartë, përfshirë planifikimin dhe organizimin e atentatit ndaj liderit të Ingushetisë, Yunus-Bek Yevkurov, në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG