Ndërlidhjet

Ministrja Mihajlloviq fton serbët për pjesëmarrje në zgjedhje


Zorana Mihajlloviq
Zorana Mihajlloviq
Ministrja e energjetikës në Serbi, Zorana Mihajlloviq, i ka ftuar sot serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë.

“Ne duam që serbët të dalin në zgjedhje, ne duam që t’i konstituojmë institucionet tona dhe ne duam që nëpërmjet këtyre institucioneve, të lidhemi me botën”, tha sot Zorana Mihajlloviq, gjatë qëndrimit të saj në pjesën veriore të Kosovës.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “është trimëri që të jetohet” në Kosovë, dhe se veçanërisht “përgjegjësia është e madhe” e politikanëve që vijnë e shkojnë.
XS
SM
MD
LG