Ndërlidhjet

Yanukovich: Do ta lejoj Tymoshenkon për trajtim mjekësor


Mbështetëset e Yulia Tymoshenkos gajtë një proteste në Kiev të Ukrainës
Mbështetëset e Yulia Tymoshenkos gajtë një proteste në Kiev të Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, thotë se do ta nënshkruaj vendimin për t’i lejuar ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, që të udhëtoj jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Megjithatë, zoti Yanukovich ka thënë sot se është e nevojshme që ky vendim të miratohet në parlament.

Tymoshenko ishte dënuar me shtatë vjet burgim në vitin 2011, për akuza lidhur me keqpërdorim të detyrës. Por, ajo ka theksuar se dënimi ishte i motivuar politikisht.

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë ndërlidhur nënshkrimin e marrëveshjes për asocim dhe tregti të lirë me Ukrainën, me lirimin e Yulia Tymoshenkos.
XS
SM
MD
LG