Arabia Saudite thotë se nuk e pranon postin e shtetit anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi ai është joefektiv në përfundimin e konflikteve dhe luftërave.
Mbrëmë Arabia Saudite e fitoi anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit për të parën herë, së bashku me Çadin, Kilin, Lituaninë dhe Nigerinë.
Por, Ministria e jashtme e Arabisë Saudite tha se “mekanizmi punese dhe standardet e dyfishta” të këshillit e parandalojnë atë që t’i plotësoj përgjegjësitë e e veta ndaj paqes botërore.
Arabia Saudite thotë se do ta merrte vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vetëm pas reformave, por nuk ka specifikuar se cilat janë ato reforma.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pesë anëtarët të përhershëm janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina, që kanë të drejtë të vetos.
Dhjetë vendet e tjera të Këshillit të Sigurimit janë anëtare jo të përhershme dhe zgjidhen për mandat dyvjeçar.