Ndërlidhjet

Daçiq sot në Kosovë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të qëndrojë sot në Kosovë, ku do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ka njoftuar Qeveria në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të premten se Qeveria e tij i ka miratuar hyrjen Daçiqit për vizitë fetare në manastir dhe se nuk do të ketë fjalime politike.

Mirëpo, siç raportojnë mediat serbe, shtabi zgjedhor i iniciativës qytetare “Srpska” ka thënë se Daçiq do të vizitojë Graçanicën për t’iu bërë thirrje serbëve që masovikisht të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës, më 3 nëntor.
XS
SM
MD
LG