Ndërlidhjet

Malala takon shoqet e saj


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Aktivistja pakistaneze e arsimit, Malala Yousafzai, e cila i ka mbijetuar përpjekjes së talibanëve për ta vrarë, ka takuar dy shoqet e saj, që janë plagosur po ashtu në sulm.

Takimi i Malalës me Kainat Riazin dhe Shazia Ramzanin ka ndodhur gjatë një manifestimi në Universitetin Edinburg të Skocisë.

Kjo ka qenë hera e parë që ato kanë parë njëra-tjetrën prejse një taliban i armatosur, në tetor të vitit 2012, ka hapur zjarr ndaj Malalës në Luginën Suat të Pakistanit.

Malala, tani 16 vjeçe, është qëlluar në kokë, ndërsa Kainat dhe Shazia janë lënduar më lehtë.

Të trija vajzat tani jetojnë dhe studiojnë në Britani.
XS
SM
MD
LG