Ndërlidhjet

Konferenca për Sirinë, në fund të nëntorit


Arabi dhe Brahimi - foto arkivi
Arabi dhe Brahimi - foto arkivi
Shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, ka thënë se bisedimet që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit në Siri, do të mbahen më 23 nëntor në Gjenevë.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit në Kajro me të dërguarin ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

Zyrtarët perëndimorë dhe arabë do të takojnë udhëheqësit e opozitës siriane të martën, në përpjekje për t’i bindur ata që të marrin pjesë në konferencë.

Brahimi po ashtu u ka thënë gazetarëve se ai do të udhëtojë në Katar, Turqi, Iran, Siri dhe do të mbajë bisedime me përfaqësuesit rusë dhe amerikanë, për t’i bërë të gjitha përgatitjet për takim.
XS
SM
MD
LG