Ndërlidhjet

Putin pranon ambasadorin holandez, përkundër tensioneve


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të marrë kredencialet e 20 ambasadorëve të huaj në Moskë.

Në mesin e tyre është edhe i dërguari i Holandës, Ronald Van Dartel.

Ai merr postin në kohën e tensioneve midis dy vendeve, për shkak të konfiskimit që i ka bërë Moska një anijeje të grupit Greenpeace, e cila ka lundruar nën flamurin holandez.

Përveç kësaj, një diplomat rus është arrestuar në Hagë këtë muaj, ndërsa një diplomat holandez është sulmuar në Moskë disa ditë më vonë.

Këtë javë, Putin ka folur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, në përpjekje për të qetësuar tensionet.
XS
SM
MD
LG