Ndërlidhjet

Uashington: Pushohet nga puna zyrtari i sigurisë, pas postimeve në Twitter


Ilustrim
Ilustrim
Një këshilltar i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është larguar nga puna, pasi kishte dërguar mesazhe anonime në Twitter tek kolegët e tjerë, dhe kishte zbuluar informacione sekrete, raporton DPA.

Jofi Joseph, i cili kishte punuar në çështje që lidhen me Iranin, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, kishte bërë postime të ndryshme nën një emër tjetër në Twitter, për një kohë prej më shume se dy vjetësh.

Përmes asaj llogarie ai kishte shkruar komente ofenduese rreth zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar mbi dukjen e tyre, intelektin dhe jetën private.

Shtëpia e Bardhë i ka thënë web-faqes Daily Beast, se zyrtari është larguar nga puna, por nuk ka dhënë detaje për rastin.

Llogaria e tij në Twitter është mbyllur.
XS
SM
MD
LG