Ndërlidhjet

3 nëntori "shënon fundin e administrimit të Serbisë në Kosovë"


Mitrovicë
Mitrovicë
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit shënojnë fundin e administrimit të Serbisë dhe fillimin e adminisrimit të Kosovës në komunat veriore.

Kështu thuhet në raportin që ka publikuar Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave.

Ai thekson se popullata lokale e veriut nuk i do këto zgjedhje dhe luhatet mes qëndrimeve për t’i bojkotuar ose për të marrë pjesë në to.

Por, sipas raportit, Prishtina beson se nëntor do të çimenojtë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ndërsa Beogradi shpreson se Bashkimi Evropian do ta shpërblejë bashkëpinimin e tij me bisedimet për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave është krijuar mbi themelet që ka përcaktuar puna e Grupit Ndërkombëtar të Krizave në rajon.
XS
SM
MD
LG