Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga një aksident në sheshin kryesor të Pekinit


Sheshi Tiananmen, Pekin
Sheshi Tiananmen, Pekin
Mediet shtetërore kineze njoftojnë se tre persona kanë mbetur të vdekur, nga përplasja e një veture në një zonë këmbësorësh në Sheshin Tiananmen të Pekinit.

Agjencia e lajmeve Xinhua, ka thënë se në mesin të lënduarve ka edhe turistë dhe oficerë të policisë, ndërsa tre të vdekurit ishin pasagjerë në veturën që u përplas.

Zona përreth këtij shesh, në të cilin u mbajtën demonsratat prodemokrative në vitin 1989, është një ndër më të monitoruarat në Kinë.
XS
SM
MD
LG