Ndërlidhjet

OKB: Konfirmohet poliomieliti në Siri


Pamje nga vaksinimi me poliomielit
Pamje nga vaksinimi me poliomielit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar 10 raste të poliomielitit në Siri, që është paraqitja e parë e kësaj sëmundjeje në këtë vend në 14 vitet e fundit.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara tha sot se po zhvillohen kontrolle në 12 raste të tjera me simptome të poliomielitit paralitik, që është forma më serioze e sëmundjes.

Shumica e të prekurve me këtë sëmundje janë nën moshën 2 vjeçare.

Zëdhënësi i OBSH-së, Oliver Rosenbauer, tha se ekziston “rrezik i lartë” se sëmundja mund të përhapet në gjithë rajonin.


Para fillimit të luftës civile në Siri shumica e fëmijëve ishin të vaksinuar kundër poliomielitit. Lufta civile në Siri, që filloi në vitin 2011, ka shkaktuar krizë humanitare.

Kjo sëmundje me shkallë të lartë ngjitëse shpeshherë përhapet nga konsumi i ushqimit ose ujit të helmuar me fekalie.
XS
SM
MD
LG