Ndërlidhjet

Holandë: Dhjetra vepra arti, me pronësi të paqartë


Ilustrim
Ilustrim
Muzetë në Holandë kanë identifikuar rreth 139 vepra arti, të cilat ka gjasë të jenë marrë me forcë nga pronarët e tyre hebrenj.

Në mesin e veprave është një pikturë e Matisses, si dhe shumë të tjera nga artistë të njohur holandezë.

Procesi i rishikimit të veprave të artit, të koleksionuara nga muzetë në këtë vend nga viti 1933 e tutje, është kryer me nismë të vetë muzeve.

Fokusi i këtij procesi ka qenë te ato vepra arti, për të cilat ka pasur paqartësi ose mungesë të informacioneve të plota rreth pronësisë.

Asociacioni kryesor i muzeve në Holandë, do të hapë edhe një faqe interneti, në të cilën do të japë më shumë sqarime rreth të dhënave mbi pronësinë e veprave në fjalë, si dhe do t’i ndihmojë pronarët eventualë të tyre që ta vërtetojnë pronësinë.

Kjo është hera e dytë që muzetë në Holandë ndërmarrin diçka të tillë.

Herën e parë, u vlerësua pronësia e veprave të koleksionuara mes viteve 1940 dhe 1958.
XS
SM
MD
LG