Ndërlidhjet

Hoxhaj: Mirënjohje ambasadores Jacobson për ndihmën e SHBA-ve


Pamje nga një takim i mëparshëm i ministrit Hoxhaj eme ambasadoren amerikan Jacobson në Prishtinë
Pamje nga një takim i mëparshëm i ministrit Hoxhaj eme ambasadoren amerikan Jacobson në Prishtinë
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe qeverisë së Kosovës, ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, për “ndihmën e jashtëzakonshme që vendi i saj i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset”.

Mëtutje, në takimin Hoxhaj – Jacobson, sot në Prishtinë, ministri ka vlerësuar lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e qeverisë së Kosovës, për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve me Shtetet e Bashkuara, si partner kryesor strategjik i Republikës së Kosovës, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Ambasadorja Jacobson, e ka uruar ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizm – Asocimit, dhe ka shprehur mbështetje të mëtejshme të SHBA-ve për proceset në Kosovë.
XS
SM
MD
LG