Ndërlidhjet

BE: Dënohen incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës


Maja Kocijançiq
Maja Kocijançiq
Në reagimin e vet të parë, zyrtarë të Bashkimit Evropian sot janë shprehur shkurtazi për zhvillimet gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, që u mbajtën dje në gjithë territorin e Kosovës.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se “ne i kemi ndjekur zhvillimet për së afërti”.

Mëtutje, në deklaratën e saj për media, theksohet se “ne i dënojmë incidentet e dhunshme të djeshme në veri të Mitrovicës, të cilat i shkatërruan zgjedhjet, por nga ana tjetër, procesi zgjedhor është udhëhequr në mëynrë të rregullt në pjesën tjetër të Kosovës”.

Mëtutje ajo ka theksuar se “Misioni Elektoral Observues i yni do ta paraqes vlerësimin preliminar gjatë konferencës për shtyp më 5 nëntor”.
XS
SM
MD
LG