Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi për Morsin


Mbështetësit e Morsit, Kajro, 4 nëntor
Mbështetësit e Morsit, Kajro, 4 nëntor
Procesi gjyqësor për presidentin e rrëzuar të Egjiptit Muhammad Morsi, është shtyer për në fillim të janarit, pas pengesave nga Morsi dhe 14 të akuzuar të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.

Gjykatësi e ndërpreu seancën pasi të akuzuarit thirrën “Poshtë regjimi ushtarak!”.

Morsi vetë deklaroi, “Unë jam presidenti legjitim dhe i kërkoj gjykatës t’i japë fund kësaj farse”.

Mbështetësit e Morsit po protestonin jashtë ndërtesës së gjykatës, në kohën sa mbahej seanca.

Morsi dhe të tjerët ballafaqohen me akuzat për vrasjen e protestuesve në përleshjet e vitit 2012.

Ata mund të dënohen me vdekje ose heqje të përjetshme të lirisë, nëse shpallen fajtorë.

Morsi u bë president në vitin 2012, përmes një procesi demokratik.

Ai u rrëzua nga ushtria në korrik, pas protestave masive kundër qeverisjes së tij.
XS
SM
MD
LG