Ndërlidhjet

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson zgjedhjet në Kosovë


Ilustrim/Flamuri amerikan
Ilustrim/Flamuri amerikan
Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme në Kosovë.

"Edhepse, mbetet ende edhe shumë punë, këto zgjedhje kanë vënë themelet që udhëheqësit politikë të kryejnë një reformë të mirëfilltë zgjedhore. Votimet treguan që Kosova është në gjendje të organizojë zgjedhjet e ardhshme në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me aspiratat e saj evropiane” thuhet në një deklaratë të këtij Departamenti.

Ndërkohë, në lidhje me incidentet e djeshme në veri, Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se “Ata që nxisin dhunën dhe përpiqen t’i parandalojnë qytetarët e Kosovës në ushtrimin e të drejtës së tyre të votës, duhet të mbahen përgjegjës”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërkohë që ato po përpiqen të normalizojnë marrëdhënit në kuadrin e dialogut me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian, për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe për ta çuar rajonin përpara”, thuhet në përfundim të deklaratës.
XS
SM
MD
LG