Ndërlidhjet

SHBA: Të shtëna në një qendër tregtare


Ilustrim
Ilustrim
Policia ka evakuuar një qendër tregtare në verilindje te shtetit Nju Xhersi, pasi një person hapi zjarr në kompleksin tregtar Garden State Plaza.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq me gjasë sulmuesi ka gjuajtur vetëm një herë me armë.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar, pas evakuimit nga ndërtesa të mijëra personave.

Incidenti vjen dy muaj pasi një grup i militantëve të lidhur me Al-Kaidën, kryen një sulm në një qendër tregtare në Nairobi, i cili la të vrarë 67 persona.
XS
SM
MD
LG