Ndërlidhjet

Rusi: Theren për vdekje dy migrantë


Pamje nga Marshi Rus, Shën Petersburg
Pamje nga Marshi Rus, Shën Petersburg
Dy punëtorë migrantë nga Azia Qëndrore, janë gjetur të vdekur në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.

Zyrtarë të policisë thanë se një 36 vjeçar nga Kirgizia dhe një tjetër person nga Uzbekistani, ishin gjetur të therur për vdekje.

Të hënën, dhjetra nacionalistë rusë sulmuan dyqanet ku janë të punësuar migrantët nga Azia Qëndrore dhe Kaukazi.

Sulmet, pasuan të ashtuquajturin Marshi Rus, i cili shënon festën e Ditës së Unitetit.

Policia ka arrestuar rreth 50 nacionalistë gjatë këtij marshi.
XS
SM
MD
LG