Ndërlidhjet

Pakistani lejon fertilizimin në epruvetë


Ilustrim
Ilustrim
Organi shtetëror për çështje fetare në Pakistan ka miratuar praktikën e fertilizimit në epruvetë.

Kryetari i Këshillit Islamik Ideologjik, Maulana Muhammad Ali Sherani, u ka thënë gazetarëve në Islamabad se ky mekanizëm ka vendosur po ashtu që të shqyrtojë klonimin njerëzor dhe ndryshimin e gjinisë.

Sherani ka thënë se njerëzit mund të ndryshojnë gjininë, vetëm nëse lindin me karakteristika fizike të të dyja gjinive.

Ai ka thënë se operacionet në raste të tilla mund të bëhen vetëm në përputhje me parimet e Islamit.

Këshilli Islamik Ideologjik mbetet i pavendosur në përdorimin e rezultateve të ADN-së, si dëshmi primare në hetimet e përdhunimit.

Më herët, Këshilli ka thënë se rastet e tilla duhet të hetohen në përputhje me Ligjin e Sheriatit, i cili kërkon së paku katër individë të pjekur për të dëshmuar një përdhunim.
XS
SM
MD
LG