Ndërlidhjet

Thaçi: S’ka ndryshim kufijsh


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin boshnjak BHT1, ka thënë se Serbia ka pasur pretendime territoriale ndaj Kosovës, porse përpjekjet e saj kanë qenë të pasuksesshme.

“Tani kemi Marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë. Kosova është sovrane dhe e pavarur, me integritet territorial të pranuar ndërkombëtarisht. Askush nuk mund të aspirojë për të ndryshuar kufijtë e rajonit”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse Serbia do të jetë e gatshme të pranojë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se “tash për tash, është e rëndësishme të punohet në normalizimin e marrdhënieve”, ndërsa do t’i vijë koha edhe njohjes.

“Tani duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen, sesa për të penguar njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se bisedimet në Bruksel i kanë ndihmuar shumë edhe Kosovës, edhe Serbisë, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon.
XS
SM
MD
LG