Ndërlidhjet

Putin takohet sot me mbretin holandez


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet me mbretin holandez, Willem – Alexander, në Kremlin, sot gjatë ditës.

Shërbimi për shtyp i zyrës së Putinit, tha se monarku holandez dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Maxima, pritet të arrijnë në Moskë, si pjesë e ceremonisë që shënon 400 vjetorin e mardhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.

Vizita vjen në një kohë të tensionuar në mardhëniet Rusi-Holandë, të cilat janë vënë në hije të sulmeve ndaj diplomatëve të këtyre dy shteteve në Moskë dhe në Hagë.

Përveç kësaj, Rusia dhe Holanda kanë mospajtime, si dhe një lëndë që po rrjedh në Tribunalin e Ligjit të Detit, rreth anijes së grupit Greenpeace, e cila u kap nga autoritetet ruse, derisa mbante flamurin e shtetit holandez.
XS
SM
MD
LG