Ndërlidhjet

Inzko: Liderët e Bosnjës dështuan të lëvizin së bashku me rajonin


Valentin Inzko
Valentin Inzko
Administratori ndërkombëtar i Bosnjës i ka akuzuar mbrëmë liderët e këtij vendi se më tepër janë të interesuar për “avantazhet personale politike dhe financiare” se sa për të lëvizur përpara së bashku me pjesën tjetër të rajonit për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, ka shprehur keqardhje se më pak se një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, udhëheqja e këtij vendi ka dështuar të bëjë “përpjekje serioze drejt progresit në integrimin Evro-Atlantik”.

Këto komente ai i bëri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi aty në mënyrë unanime u votua për ripërtritjen e mandatit të forcës paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnjë, e njohur si EUROFOR, për një vit.

Zëvendës ambasadori britanik në OKB, Michael Tatham, duke e përmendur marrëveshjen e prillit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit të BE-së me Kosovën, tha se “për fat të keq, nuk ka shenja se progresi rajonal ka ndikuar në liderët e Bosnjë Hercegovinës , pasi politikanët atje nuk kanë gatishmëri për t’i vënë interesat e elektoratit dhe të vendit të tyre para interesave të tyre personal”.

Ai mëtutje tha theksuar se Britania e mbështet si “domosdoshmëri fatkeqe” vendimin e komisionarit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, për të filluar shkurtimin e ndihmës për Bosnjë Hercegovinën për vitin 2013, për 47 milionë euro.
XS
SM
MD
LG