Ndërlidhjet

Fuele konfirmon përkrahjen e KE-së për Kosovën


Stefan Fuele
Stefan Fuele
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar një takim me komisionarin evropian për zgjerim dhe politika fqinjësore, Stefan Fuele.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka falënderuar komisionarin Fuele për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sa i takon procesit negociues dhe agjendës kohore të negocimit.

Fuele, në anën tjetër, ka rikonfirmuar vendosmërinë e Komisionit Evropian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane.
XS
SM
MD
LG