Ndërlidhjet

Ish-presidenti Wulff, para gjykatës


Ish-presidenti gjerman, Christian Wulff
Ish-presidenti gjerman, Christian Wulff
Ish-presidenti gjerman, Christian Wulff, është paraqitur të enjten para një gjykate në Hanover, për t’u përgjigjur rreth akuzave për korrupsion, të ngritura kundër tij në vitin 2012.

Akuzat bazohen në pranimin e një dhome hoteli pa pagesë dhe disa shujtave në vlerë prej 719 eurosh, gjatë një udhëtimit në vitin 2008, në Oktoberfest në Mynih.

Wulff akuzohet se i kishte pranuar këto “dhurata”, në këmbim të një letre, të cilën ia kishte dërguar firmës gjermane Siemens, duke i kërkuar financimin e një filmi.

Wulff, 54 vjeçar, është presidenti i parë gjerman, i periudhës së pasluftës së dytë botërore, që paraqitet para një gjykate.

Ai shërbeu për vetëm 20 muaj si president, para se të detyrohej të japë dorëheqje.

Wulff, që dikur shihej si pasues i mundshëm i kancelares Merkel, ka thënë se ka besim të plotë që do ta fitojë lëndën.
XS
SM
MD
LG