Ndërlidhjet

KQZ: U publikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i ka publikuar mbrëmnë vonë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Kosovë, që u mbajtën më 3 nëntor.

U publikuan rezultatet për 37 komuna, ndërsa në Mitrovicën Veriore zgjedhjet në tri vendvotime do të përsëriten këtë të diel.

Pas sulmit të personave të maskuar në ditën e zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, KQZ-ja nuk e ka pranuar materialin zgjedhor nga këto vendvotime.

Në 12 komuna, në rundin e parë është zgjedhur kryteari i Komunës. Rrjedhimisht, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 25 komuna.

Në Gllogovc, Kaçanik, Skenderaj dhe Shtimje ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Në Istog, Fushë Kosovë dhe Podujevë ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në Han të Elezit ka fituar Rufki Suma, kandidat i pavarur.

Nisma Serbe ka fituar në tri komuna në pjesën veriore të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

KQZ-ja do t’i çertifikoj rezultatet, pasi të kaloj afati ligjor për ankesa, i cili ka filluar prej momentit të publikimit të rezultateve dhe zgjatë 24 orë.
XS
SM
MD
LG