Ndërlidhjet

BE: Vërejtje për Francën, Spanjën dhe Italinë për buxhet


Ilustrim
Ilustrim
Franca, Spanja dhe Italia, kanë marrë vërejtje nga Komisioni Evropian se buxhetet e tyre për vitin 2014 rrezikojnë t’i shkelin rregullat e eurozonës për deficitet dhe borxhet.

Komisioni Evropian, që është organ ekzekutiv i BE-së, e ka miratuar propozim buxhetin e Francës, por ka thënë se “nuk ka margjina” për gabim.

Komisioni ka shprehur shqetësim për disa të dhëna në buxhetet e Spanjës dhe të Italisë për vitin 2014.

Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian ka autoritet për t’i rishqyrtuar buxhetet kombëtare të anëtarëve të eurozonës, para se ato të shqyrtohen në parlamentet e vendeve individuale.

Këto autoritete të reja për KE-në janë dhënë pasi borxhet e mëdha në Greqi dhe Irlandë, çuan në probleme ekonomike.

Vërejtje për buxhetet e tyre kanë marrë edhe Finlanda, Luksemburgu dhe Malta.
XS
SM
MD
LG