Ndërlidhjet

Sot betohet presidenti i ri i Gjeorgjisë


Giorgi Margvelashvili
Giorgi Margvelashvili
Giorgi Margvelashvili do të betohet sot në postin e presidentit të Gjeorgjisë.

Margvelashvili ka fituar zgjedhjet presidenciale të tetorit.

Ai ka qenë kandidat i koalicionit qeverisës, Ëndrra Gjeorgjiane, të kryeministrit në largim Bidzina Ivanishvili.

Ivanishvili ka etikuar presidentin në largim, Mikheil Saakashvili, si “kufomë politike” dhe ka thënë se ai mund të përballet me ndjekje penale.

Saakashvili, lider pro-perëndimor, ka thënë se nuk do të largohet nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG