Ndërlidhjet

Vritet militanti i kërkuar për akte terroriste


Makaçkala - foto arkivi
Makaçkala - foto arkivi
Një militant i dyshuar për përfshirjen e tij në disa akte terroriste është vrarë nga policia në republikën ruse të Dagestanit.

Ruslan Kazanbiev, 25 vjeç, është vrarë në një shkëmbim zjarri në kryeqytetin Makaçkala, pasi ai dhe tre shoqërues të tij kanë sulmuar dy patrulla policore, duke vrarë dy policë dhe plagosur një.

Një kalimtar po ashtu është vrarë nga të shtënat.

Policia në Dagestan thotë se shoqëruesit e Kazanbievit janë duke u fshehur në një shtëpi private në Makaçkala, e cila është rrethuar nga forcat e sigurisë dhe policia.
XS
SM
MD
LG