Ndërlidhjet

Schulz: Askush nuk e di strategjinë e Yanukovych-it


Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, thotë se pret që Ukraina të luaj “lojën e saj” me BE-në, deri në minutën e fundit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Schulz tha se ai “nuk e ka humbur shpresën” që Kievi do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit më BE-në dhe të zgjidh çështjen e ish-kryeministrës së burgosur Yulia Tymoshenko, para samitit të Vilniusit, që mbahet me 28 dhe 29 nëntor.

Por, ai ka tërhequr vërejtjen se askush nuk e di se cila është strategjia e presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Parlamenti i Ukrainës e ka shtyrë për më vonë diskutimin për një ligj që do t’i mundësonte Tymoshenkos trajtim mjekësor në Gjermani.

Të enjten pritet që kjo çështje të jetë përsëri në agjendën e parlamentit.

Schulz ka bërë me dije se Yanukovych është në një “situatë të vështirë, i ndodhur në mes të Rusisë dhe BE-së”.
XS
SM
MD
LG