Ndërlidhjet

Biznesmeni i esktraduar rus vazhdon burgimin në Moskë


Vladislav Baumgertner
Vladislav Baumgertner
Vladislav Baumgertner, shef ekzekutiv i kompanisë ruse të kripës Uralkali, ndodhet në një qendër paraburgimi në Moskë.

Baumgertner është ekstraduar të enjten nga Bjellorusia.

Shtetasi rus është arrestaur më 26 gusht në Minsk, pas shkatërrimit të një ndërmarrjeje të përbashkët me një kompani shtetërore bjelloruse.

Autoritetet në Bjellorusi e kanë akuzuar atë për abuzim të detyrës zyrtare.

Në tetor, një gjykatë në Moskë ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij nën akuza të ngjashme dhe ka bërë kërkesë për ekstradim.
XS
SM
MD
LG