Ndërlidhjet

Carlsen, kampion botëror i shahut

Kampioni, Magnus Carlsen
Kampioni, Magnus Carlsen
Norvegjezi, Magnus Carlsen ka fituar titullin e botës në shah, duke mundur kampionin  nga India, Viswanathan Anand, pas dhjetë sesioneve të lojërave.

Anand, 43 vjeçar, ishte kampion shahu që nga viti 2007.

Carlsen tha se “është shumë i nderuar dhe i lumtur” për fitoren. Anand, ndërkaq, pranoi se kishte bërë gabime të shumta gjatë lojës.

Carlsen, ka fituar bashkë me titullin, edhe shumën prej 1,34 milion dollarëve. Legjenda e shahut, Garry Kasparov, e ka quajtur Carlsenin “një supertalent”.
XS
SM
MD
LG