Ndërlidhjet

Gjenevë: Pas progresit – arrijnë ministrat


Javad Zarif (majtas) dhe Catherine Ashton duke arritur në bisedimet për programin atomik iranian në Gjenevë
Ministrat e jashtëm të gjashtë fuqive botërore kanë arritur në Gjenevë, me shpresë për një kthesë serioze në bisedimet me Iranin, lidhur me programin e kontestuar atomik të këtij vendi.

Raportohet se ardhja e tyre në Gjenevë po bëhet pasi një diplomat i Bashkimit Evropian u ka thënë gazetarëve se përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, kanë bërë “progres në çështjet thelbësore” gjatë bisedimeve të djeshme.

Mediat kineze e kanë cituar një burim në Ministrinë e jashtme të Kinës, që ka thënë se bisedimet e “kanë arritur momentin final”

Grupi P5+1, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina dhe Gjermania, i ofron Iranit zbutje të kufizuar të sanksioneve ndërkombëtare në këmbim për suspendimin e disa aspekteve të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG