Ndërlidhjet

Pakistani me shef të ri të ushtrisë


Pakistan
Pakistan
Pakistani ka emëruar gjeneral-lejtënant Raheel Sharifin si shef të ardhshëm të ushtrisë.

Zëdhënësi i ushtrisë, Asim Bajwal, ka konfirmuar emërimin përmes një mesazhi në Twitter.

Sharif do të pasojë gjeneralin Ashfaq Parvez Kayani, i cili do të japë dorëheqje të enjten, pas gjashtë vjetësh në detyrë.

Zyrtarët thonë se kryeministri Nawaz Sharif ka emëruar po ashtu gjeneral-lejtënant Rashid Mahmoodin si udhëheqës të komitetit të shtabit të përgjithshëm.

Dy postet shihen si tejet të rëndësishme në luftën kundër militantëve talibanë.

Ushtria ka sunduar Pakistanin për më shumë se gjysmën e kohës në historinë e tij 65-vjeçare, përmes grusht-shteteve të numërta.
XS
SM
MD
LG