Ndërlidhjet

EULEX: 11 vjet burgim për trafikim të drogës


Pjesëtarë të policisë së EULEX-it
Pjesëtarë të policisë së EULEX-it
Personi Ylber Jashanica, është dënuar sot me 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 25 mijë eurosh, nga një trup i përzier i përbërë nga gjyqtarët ndërkombëtarë dhe vendës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka njoftuar misioni EULEX në Kosovë.

Ai ishte i akzuar për blerje, posedim, shprëndraje dhe shitje të pautorizuar të drogave të rrezikhsme narkotike dhe substancave psikotropike.

Trupi gjykues ka konstatuar se në periudhën ndërmjet muajit maj 2010 dhe janar 2011, i pandehuri Ylber Jashanica, ishte përgjegjës për bashkërendimin e trafikimit të disa dërgesave të heroinës përmes rrugëve tokësore ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Kur ishte arrestuar në vitin 2012, në objektin të cilin e kontrollonte ai, ishte gjetur një sasi e heroinës.

Hetimi ishte rezultat i një operacioni, në të cilin u përfshinë hetuesit nga Gjermania, ata të EULEX-it dhe të policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG