Ndërlidhjet

Obama emëron ambasadoren në Bosnjë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar zonjën Maureen Elizabeth Cormack për ambasadore në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ajo është zëvendëskoordinatore e Programeve Ndërkombëtare të Informacionit pranë Departamentit amerikan të Shtetit.

Emërimi i është dërguar Senatit, i cili duhet ta konfirmojë.

Ambasadori i mëparshëm amerikan, Patrick Moon, është larguar nga Bosnja në muajin gusht, ndërsa detyrat e të ngarkuarit me punë që nga ajo kohë i kryen Nicholas Hill.
XS
SM
MD
LG