Ndërlidhjet

Protestuesit i japin ultimatum Shinawatras


Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra.
Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra.
Udhëheqësi i protestave opozitare në Tajlandë i ka dhënë ultimatum kryeminstres së këtij vendi.

“I kam thënë se kjo është hera e vetme dhe e fundit që e takoj derisa të dorëzojë pushtetin te populli”, ka thënë Suthep Thaugsuban, pas takimit me kryeministren Yingluck Shinawatra.

Suthep ka theksuar se ultimatumi vlen dy ditë.

Takimi është mbajtur në një vend sekret dhe është ndjekur edhe nga komandantë të ushtrisë, si dhe të forcave ajrore dhe detare.

Ai ka ndodhur derisa policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër protestuesve që kanë bërë përpjekje të sulmojnë ndërtesën e qeverisë në Bangkok.

Protestuesit akuzojnë qeverinë e Yingluckut se shërben për interesa të vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur nga një grushtshtet në vitin 2006, pasi është akuzuar për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.
XS
SM
MD
LG