Ndërlidhjet

Kinë: Cameron arriti në Pekin për forcimin e lidhjeve


David Cameron
David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron, po i promovon marrëdhëniet biznesore gjatë vizitës në Pekin, pasi Kina më herët e kishte kritikuar një vizitë të mëhershme, në shenjë të hakmarrjes për shkak të takimit të Cameronit me Dalai Lamën.

Zoti Cameron po e kryeson delegacionin tregtar së bashku me gjashtë ministra, gjatë vizitës, që filloi sot.

Pritet që ai do të shprehet në favor të marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Britanisë thotë se një marrëveshje e tillë do të vlente deri në 2.95 miliardë dollarë në vit për ekonominë britanike.

Këmbimet ekonomike me Britaninë ishin ndalur pasi kryeministri Cameron, vitin e kaluar, ishte takuar me liderin tibetian në ekzil, Dalai Lama, të cilin Kina e sheh si separatist.
XS
SM
MD
LG