Ndërlidhjet

Helmohen dhjeta punëtorë të Mercedesit


Ilustrim
Ilustrim
Njëzeteshtatë punëtorë janë hospitalizuar mbrëmë në Gjermani pas lirimit të një materie kimike në fabrikën e Daimler-Benz që prodhon boshtet e Mercedesit, njofton policia gjermane.

Punëtorët e ndërrimit të natës në këtë fabrikë kanë nisur të kolliten pas ekspozimit ndaj kësaj materie kimike, e cila përdoret për të pastruar pjesë të metalta.

Policia njoftoi sot se shkaku i rrjedhjes së këtij kemikati është ende duke u hetuar.

Mjekët kanë liruar punëtorët nga spitali pas kontrollit që iu është bërë, njoftoi një zëdhënësi i Daimler-it, i cili tha se kjo substancë është “benzaldehyde”.

Fabrika e cila gjendet në Mettingen – në afërsi të Shtutgartit ku Daimler ka uzinën e saj për bashkimit të pjesëve të makinës – i është rikthyer prodhimi pas mesnatës.
XS
SM
MD
LG