Ndërlidhjet

KS i OKB: Mision paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka autorizuar të enjten trupat franceze dhe afrikane në Republikën Qendrore Afrikane që të përdorin forcën për të mbrojtur civilët.

Në mbledhjen e sotme, trupi vendimmarrës i OKB-së, ka vendosur edhe embargo për importin e armëve në këtë shtet, dhe ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të përgatiten për një mision të mundshëm paqeruajtës.

Pesëmbëdhjetë vendet anëtare të këtij trupi kanë votuar unanimisht, dhe i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon që të nis hetimet për dhunimin e të drejtave të njeriut në këtë shtet të largët, të pasur me minerale, i cili është zhytur në kaos pasi kryengritësit Seleka përmbysën presidentin François Bozize nga pushteti në mars të këtij viti.

Forcat rivale paraushtarake janë përleshur në kryeqytetin e Republikës Qendrore Afrikane, Bangui të enjten.

Agjencia e lajmeve Reuters citon dëshmitarë nga vendi i ngjarjes të kenë parë të paktën 23 trupa të pajetë dhe mbi 60 të lënduar nga të shtënat që nisën me agimin e ditës së sotme.

Rezoluta e miratuar shpreh “brengosje të veçantë për ritmin dinamik të dhunës e hakmarrjeve, dhe rrezikut që konflikti do të përshkallëzohet në nivel vendi, për shkak të ndarjeve fetare dhe etnike, që paraqet një potencial për krijimin e një situate të pakontrollueshme”.
XS
SM
MD
LG