Ndërlidhjet

Qindra evakuohen në Poloni nga kërcënimi me bombë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia në Poloni thotë të ketë evakuuar sot mbi 5,000 njerëz nga zyrat e pesë ministrive në Varshavë, të cilat kanë pranuar përmes postës elektronike, kërcënim se do t’u hedhen bomba.

Asnjë mjet shpërthyes nuk është gjetur, pas hetimeve që iu bënë ndërtesave të premten.

Zëdhënësi i policisë Krzysztof Hajdas tha se kërcënimet e njëjta i janë dërguar ministrisë së infrastrukturës, asaj të mbrojtjes, ekonomisë, shëndetësisë dhe ministrisë së kulturës.

Ekspertët policor po mundohen të gjejnë autorët e email-ave, të cilët mund të dënohen deri më tetë vjet burg për këtë vepër.
XS
SM
MD
LG