Ndërlidhjet

Liderë botërorë ndjekin shërbesën për Mandelën


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqës të rreth 70 vendeve të botës ndjekin sot një shërbesë të madhe përkujtimore për Nelson Mandelën.

Rreth 100,000 njerëz pritet të mbushin satudiumin në Johanesburg.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti francez, Francois Hollande, janë vetëm disa nga liderët pjesëmarrës.

Udhëheqësi kundër aparteidit dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut ka vdekur më 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare.

Mandela do të varroset me funeral shtetëror në qytetin e tij të lindjes më 15 dhjetor.
XS
SM
MD
LG