Ndërlidhjet

Putin i dërgon Dumës projektligjin për amnisti


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Zyra për shtyp e Kremlinit ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar në Dumën Shtetërore tekstin e ligjit për amnisti.

Putin ka thënë se amnistia nuk do të zbatohet për ata që kanë kryer krime të rënda ose të dhunshme.

Ai ka thënë se amnistia duhet të nënvizojë “humanizmin” e qeverisë, por jo të intepretohet nga kriminelët në atë mënyrë që “sot mund të kryejnë krime dhe nesër të presin falje nga shteti”.

Raportet e disa mediave kanë thënë se amnistia mund të lirojë aktivistët e Greenpeace dhe anëtaret e burgosura të grupit Pussy Riot.

Por, kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se anëtaret e Pussy Riot dhe ish-manjati rus, Mikhail Khodorkovsky, nuk do të përfshihen.
XS
SM
MD
LG