Ndërlidhjet

Makina e Kinës vendoset në Hënë


Ilustrim
Ilustrim
Kina thotë se ka vendosur me sukses makinën e parë të saj në sipërfaqen e Hënës.

Agjencia Xinhua ka thënë se makina, e quajtur Yutu, është ndarë nga anija të dielën në mëngjes.

Ky veprim e bën Kinën vendin e tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, që dërgon makinë në Hënë.

Ky po ashtu është misioni i parë i tillë në afro 40 vjet.

Kina thotë se ai ka për qëllim të studiojë sipërfaqen e Hënës për tre muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG