Ndërlidhjet

BE mund ta ndihmojë financiarisht Ukrainën


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se shqetësimet “afatshkurtra” financiare, që kanë penguar Ukrainën nga nënshkrimi i një marrëveshjeje kyçe me bllokun, mund të zgjidhen.

Ashton ka thënë se BE-ja mund të ndihmojë në mënyrë direkte, përmes institucioneve financiare ose përmes sektorit privat.

Të dielën, komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fuele, me një postim befasues në Twitter, ka thënë se blloku pezullon bisedimet me Kievin për Marrëveshjen e Asociimit.

Të hënën, pas kritikave të disa diplomatëve, zëdhënësi i Fueles ka thënë se bisedimet nuk mund të pezullohen, pasi ato tashmë kanë përfunduar.
XS
SM
MD
LG