Ndërlidhjet

Greqia merr edhe 1 miliardë euro ndihma nga eurozona


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e financave të eurozonës kanë aprovuar të martën një ndihmë prej një miliardë euro për Greqinë, pasi Athina ka bërë përparim të mirë në reformimin e ekonomisë së saj.

“Kam vërejtur me shumë kënaqësi se Greqia ia ka arritur katër referencat e kërkuara” nga kreditorët e saj ndërkombëtar, tha presidenti i EuroGrupës Jeroen Dijsselbloem në Bruksel.

Një ndër seritë e reformave të ndërmarr nga Athina është edhe ripunëimi i 12,500 shërbyesve civil për t’i bërë më efikase shërbimet publike, e cila skemë ka shkaktuar protesta masive në Greqi.

Reformat e tjera që kanë kërkuar kreditorët – Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – në këmbim të ndihmës, përfshijnë masat për ristrukturimin ose mbylljen e tri ndërmarrjeve shtetërore.

Greqia është zhytur në recesion tash e gjashtë vjet, por banka e saj qëndrore dhe qeveria, presin rritje vitin e ardhshëm.

Kreditorët janë zotuar të ndihmojnë me 240 miliardë euro Greqinë që kur është në krizë, por vetëm nëse i përmbahet masave strikte.
XS
SM
MD
LG