Ndërlidhjet

S&P: Përmirësohet rejtingu i Ukrainës pas kredisë nga Rusia


Ndërtesa e agjencisë S&P në Nju Jork
Ndërtesa e agjencisë S&P në Nju Jork
Agjencia e rejtingut Standard and Poor’s (S&P) sot e ka ngritur perspektivën e Ukrainës nga gjendja aktuale negative në atë stabile, duke thënë se kredia prej disa miliarda dollarëve nga Rusia, ka ndikuar në këtë përmirësim.

Agjencia S&P tha se injektimi i parave të gatshme në vlerë prej 15 miliardë dollarësh, që është afro 8% e GDP-së së parashikuar të Ukrainës në vitin 2014, “do t’i mbuloj nevojat e jashtme financiare të qeverisë gjatë 12 mujave të ardhshëm”.

Javën e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas takimit me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, është pajtuar për t’i blerë 15 miliardë dollarë të borxheve qeveritare të Ukrainës dhe, poashtu, për t’i ulur çmimet për 33% për gazin natyror rus që shfrytëzohet në Ukrainë.

Megjithatë, agjencia S&P ka tërhequr vërejten se mbështetja e Rusisë duket se është shenjë e marrëdhënieve të mira diplomatike ndërmjet dy ish-shteteve sovjetike.
XS
SM
MD
LG